Ndërlidhjet

Egjipt: Priten protesta të mëdha



Protestuesit në Egjipt kanë premtuar të dalin sot në numër më të madh, pasi presidenti Hosni Mubarak refuzoi të largohet menjëherë.

Protestuesit u zotuan për marsh masovik drejt pallatit presidencial një ditë pasi Mubaraku ofroi ndryshime kushtetuese, dhe ia kaloi një pjesë të kompetencave nënpresidentit Omar Sulejman.

82 vjeçari Mubarak tha se do të tërhiqet vetëm kur t'i përfundojë mandati në shtator.

Më vonë, Sulejman i ftoi protestuesit të shkojnë në shtëpi, dhe u kërkoi egjiptianëve të bashkohen dhe të shohin drejt së ardhmes.

Protestuesit në sheshin Tahrir të Kairos reaguan me zemërim ndaj fjalimit të Mubarakut.

Në Uashington, presidenti Barak Obama tha se qeveria e Egjiptit ende nuk ka përcaktuar një rrugë të besueshme, konkrete dhe paekuivoke drejt demokracisë.

Mohamed ElBaradei, fitues i Çmimit Nobel për Paqe dhe ish diplomat në OKB, parashikoi se "Egjipti do të shpërthejë", dhe tha se armata "duhet ta shpëtojë vendin tash".
XS
SM
MD
LG