Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani e fajëson diplomatin amerikan për vrasjet



Policia e Pakistanit thotë se amerikani, i cili qëlloi për vdekje dy pakistanezë në janar nuk ka vepruar në vetëmbrojtje, siç pretendon ai.

Aslam Tarin, shefi i policisë në qytetin Lahore ku ndodhën vrasjet, tha se hetuesit kanë vërtetuar se bëhet fjalë për "vrasje të pastër".

Rasti i amerikanit, i identifikuar nga pakistanezët si Rejmond Dejvis, ka ngritur tensione ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.

Amerikani thotë se i vrau dy pakistanezët sepse deshin ta grabitin. SHBA thotë se ai ka imunitet diplomatik.
XS
SM
MD
LG