Festivali i filmit në Berlin do ta nderojë regjisorin iranian Xhafar Panahi, i cili u dënua me gjashtë vjet burg në dhjetor për "propagandë kundër sistemit".
Pas mirënjohjeve që iu dhanë në festivalet e filmit në Kanë dhe Venecie, Panahi u ftua të jetë pjesë e jurisë në Berlinalen e 61-të, por atij i është ndaluar të xhirojë filma dhe të udhëtojë jashtë vendit për 20 vjet.
Komedia e tij "Ofsajd" do të shfaqet sot.