Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Revolucioni Islamik çoi në "zgjimin global"


Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se Revolucioni Islamik i Iranit çoi deri te një “zgjim global, që pas më shumë se tri dekadash u përhap edhe në vendet e tjera islamike”.

Në fjalimin që shënon përvjetorin e 32-të të Revolucionit Islamik, Ahmadinexhad tha se Lindja e Mesme së shpejti do të çlirohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Revulucioni i 1979-ës përmbysi shahun iranian, të mbështetur nga SHBA-të.

Autoritetet kanë thënë se tubimet e sivjtme do të jenë një akt i solidaritetit me popullin e Egjiptit dhe protestat e tyre kundër presidentit Hosni Mubarak.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë leje për tubimin e solidaritetit me popullin egjiptian, të cilin opozita e kishte planifikuar ta mbajë të hënën.
XS
SM
MD
LG