Ndërlidhjet

Afgania e masakruar – fotografia e vitit


Portreti i një gruaje afgane me hundë dhe veshë të prerë ka fituar çmimin e fotografisë më të mirë gazetareske për vitin 2011.

Fotografia e foto-reporteres Xhodi Biber ishte botuar në kopertinën e revistës “Time” më 1 gusht. Anëtarët e jurisë thanë se fotografia, edhe pse tronditëse, merr çmimin e parë pasi adreson dhunën kundër grave me një imazh të denjë.

Gruas 18-vjeçare Bibi Aisha talibanët i kishin prerë veshët dhe hundën si dënim pasi ishte ndarë nga burri. Ajo ishte shpëtuar nga forcat e Shteteve të Bashkuara dhe tani jeton në Amerikë.
XS
SM
MD
LG