Ndërlidhjet

Rama: Protesta masive edhe pas 18 shkurtit


Partia Socialiste është e vendosur të vazhdojë demonstratat e saj edhe pas 18 shkurtit - kur është caktuar protesta e radhës.

Në konferencën e përjavshme me gazetarë, kryesocialisti Edi Rama tha se demonstratat në kundërshtim të regjimit nuk do të ndalen.

“Demonstratat do të vijojnë edhe pas 18 shkurtit, gjithnjë e më intesive, pa u ndalur, paqësisht, por vendosshëmrisht për të kërkuar dorëzimin e bllokut të ndyrë të pasurive të marra dhe të korrupsionit që po shkatërron Shqipërinë”, theksoi Rama.

Në protestën e opozitës më 21 janar u vranë katër persona, çfarë i ka shtuar tensionet në vend dhe ka thelluar krizën politike.
XS
SM
MD
LG