Ndërlidhjet

Bisedime të ashpra mes Rusisë dhe Japonisë


Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Japonisë janë takuar për bisedime, në kohën e acarimit të raporteve mes dy vendeve, lidhur me ujdhesat e kontestuara Kurile.

Sergei Lavrov i tha homologut Seiji Maehara se vizita e tij vjen në mesin “e një sërë veprimesh tërësisht të papranueshme”.

Kryeministri japonez, Naoto Kan, e kishte quajtur “shkelje të pafalshme” vizitën e presidentit rus në Kurile, nëntorin e kaluar.

Lavrov tha se Rusia do të investojë më shumë para në ishujt Kurile dhe ftoi investitorët e vendeve të tjera ta ndjekin këtë shembull. Maehara tha se Japonia do ta kundërshtojë ashpër një veprim të tillë.

Katër ujdhesat, të cilat në Rusi njihen si Kurile ndërsa në Japoni si Territore Veriore, u pushtuan nga trupat sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG