Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Shpërthim në një tubacion gazi


Një tubacion gazi ka shpërthyer sot pranë qytetit iranian Qom, pa shkaktuar viktima në njerëz.

Shpërthimi nuk ka ndërprerë furnizimin e vendit me gaz, ndërsa shkaqet e incidentit janë duke u hetuar.

Në shtatorin e vitit të kaluar, dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur nga eksplodimi i gazsjellësit në verilindje të Iranit.
XS
SM
MD
LG