Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje me 14 deputetë


Grupi kuvendor i Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e ri të Kosovës do të ketë 14 deputetë.

Kjo është konfirmuar pas takimit të sotëm mes Vetëvendosjes dhe Lëvizjes për Bashkim. Kjo e fundit ka dy deputetë në kuadër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur informacione se dy deputetët e Lëvizjes për Bashkim do t’i bashkëngjiteshin Partisë Demokratike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG