Ndërlidhjet

Merkel: Largimi i Mubarakut, moment historik


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur shumë e kënaqur nga largimi i presidentit egjiptian, Hosni Mubarak.

"Jemi dëshmitarë të një momenti historik të ndryshimeve", u tha Merkel gazetarëve në Berlin.

Ajo tha se shpresonte që egjiptasit do të përfundojnë me "një shoqëri të pastër nga korrupsioni, censura, paraburgimet dhe tortura".

"Ndryshimet duhet të rezultojnë me zgjedhje të lira", tha Merkel.

Kancelarja gjermane po ashtu i bëri thirrje Egjiptit të respektojë marrëveshjen e paqes me Izraelin, pas dorëheqjes së Mubarakut.
XS
SM
MD
LG