Ndërlidhjet

Ban përsërit thirrjen për tranzicion të rregullt në Egjipt


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka ripërsëritur thirrjen për tranzicion të qetë dhe të rregullt në Egjipt, pas largimit të presidentit Hosni Mubarak.

Ban tha se respekton “vendimin e vështirë” të Mubarakut, për të lënë detyrën pas 30 vjetëve të sundimit autoritar, në përgjigje të kërkesave të popullit dhe të interesave të vendit.

“Në këtë proces është e rëndësishme që të drejtat dhe liritë e njeriut të respektohen plotësisht”, ka thënë Ban.
XS
SM
MD
LG