Ndërlidhjet

logo-print

Egjiptianët festuan largimin e Mubarakut


Egjiptianët kanë festuar gjatë gjithë natës largimin e presidentit Hosni Mubarak, pas 30 vjetësh në pushtet. Presidenti 82-vjeçar dha dorëheqje pas 18 ditësh protesta kundër varfërisë, korrupsionit dhe shtypjes.

Mubarak është udhëheqësi i dytë arab që përmbyset nga kryengritja popullore brenda një muaji.

Zëvendëspresidenti Omar Sulejman tha se këshilli ushtarak do të marrë drejtimin e vendit tani për tani.
XS
SM
MD
LG