Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Pakistan


Një sulmues vetëvrasës ka plagosur tre ushtarë në veriperëndim të Pakistanit.

Ushtria tha se bombarduesi hodhi veten në erë pranë një stacioni autobusash, pasi trupat e dalluan atë dhe i kërkuan të dorëzohej.

Shpërthimi ndodhi në qytetin Bhat Khela. Ushtria pakistaneze ka kryer disa operacione në këtë rajon gjatë vitit 2009, me qëllim çrrënjosjen e militantëve.
XS
SM
MD
LG