Ndërlidhjet

Urdhër-arrest për Musharafin


Gjykata kundër terrorizmit në Pakistan ka lëshuar një urdhër-arrest për ish-udhëheqësin ushtarak, Pervez Musharaf, në lidhje me vrasjen e ish-kryeministres së vendit, Benazir Buto.

Kjo e fundit u qëllua për vdekje në dhjetor të 2007-ës, gjatë fushatës parazgjedhore.

Ish-shefi i policisë, i cili është edhe vetë nën hetime, tha se presidenti i atëhershëm Musharaf ka bërë ndryshime në planin e sigurisë së Butos dhe ka urdhërar pastrimin e skenës së vrasjes përpara kryerjes së hetimeve. Zëdhënësi i ish-presidentit i ka hedhur poshtë akuzat.

Pervez Musharaf ka jetuar në Londër që nga humbja e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG