Ndërlidhjet

logo-print

Disidenti kubanez refuzon lirinë


Kuba ka liruar dy disidentë të burgosur, por njëri nga ta nuk ka pranuar të largohet nga burgu derisa të gjithë të burgosurit politikë të lirohen.

Hektor Maseda, i cili është dënuar me 20 vjet heqje lirie nën akuzat për tradhti, tha se nuk do të pranojë ofertën për liri derisa autoritetet të përmbushin kërkesat e tij.

Maseda dhe Eduardo Diaz, i cili u lirua të premten, ishin në mesin e 52 disidentëve, të cilët qeveria e presidentit Raul Kastro kishte premtuar se do t’i lirojë, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kisha Katolike.

Nëntë nga 52 disidentët politikë mbeten ende në burg.
XS
SM
MD
LG