Ndërlidhjet

Shqipëria arreston edhe katër oficerë të Gardës


Katër oficerë të lartë të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të akuzuar për përfshirje në dhunën e 21 janarit, janë vënë nën pranga.

Ata dyshohen për shpërdorim të detyrës gjatë protestës së opozitës, në të cilën humbën jetën katër persona.

Për katër gardistët gjykata ka dhënë masën e arrestit në mungesë me 30 ditë burg, pas kërkesës së bërë nga prokuroria.

Disa ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, u arrestuan edhe dy oficerë të Gardës së Republikës, për të cilët Gjykata e Tiranës ka vlerësuar masën e sigurisë së arrestit me burg.

Protesta e 21 janarit vlerësohet se ka shtuar tensionet në vend dhe ka thelluar krizën politike.
XS
SM
MD
LG