Ndërlidhjet

Përleshje ndërmjet talibanëve dhe forcave të NATO-s


Në provincën Kandahar të Afganistanit, forcat afgane dhe të NATO-s kanë zhvilluar luftime të ashpra me militantët talibanë. Përleshjet filluan pasi këta të funfit sulmuan një stacion të policisë lokale.

Bëhet e ditur se 16 persona kanë humbur jetën – njëri nga ta civil, ndërsa të tjerët policë.

Kandahari konsiderohet si bazë e fuqishme e talibanëve, ndërsa NATO-ja disa herë ka organizuar operacione për çrrënjosjen e tyre.
XS
SM
MD
LG