Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: 10 të arrestuar në protestën e opozitës


Qindra demonstrues janë tubuar në qendër të Moskës, për të marrë pjesë në tubimin e opozitës “Dita e Zemërimit”.

Duke mbajtur pankarta me parullat: “Është koha për t’i ndryshuar ata që janë në pushtet” dhe “Jo rritjes së çmimeve dhe tarifave”, protestuesit janë penguar nga policia për të marshuar drejt ndërtesës së administratës presidenciale.

Të paktën 10 veta u arrestuan, përfshirë dhe njërin përfaqësues të opozitës, Sergei Udaltsov.

“Dita e Zemërimit” mbahet rregullisht nga protestuesit antiqeveritarë në Rusi.
XS
SM
MD
LG