Ndërlidhjet

logo-print

Marti: Perëndimi dinte për trafikimin e organeve në Kosovë


Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, tha se qeveritë e Perëndimit e kanë ditur për përfshirjen e politikanëve kosovarë në trafikimin e organeve. Ai i bëri këto komente në një intervistë të botuar sot në të përditshmen sllovene “Delo”.

Muajin e kaluar, Marti ka paraqitur një raport, i cili akuzon ish-liderët e UÇK-së, përfshirë dhe kryeministrin në largim, Hashim Thaçi, për trafikim të organeve dhe krime të tjera.

Thaçi i ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG