Ndërlidhjet

logo-print

Kryenegociatori palestinez jep dorëheqje


Kryenegociatori palestinez, Saeb Erakat, ka dhënë dorëheqje në mesin e përpjekjeve për të ringjallur bisedimet paqësore me Izraelin.

AFP citon Erakatin të ketë thënë se ai largohet për shkak të përgjegjësisë së tij ndaj zbulimit të disa informacioneve nga WikiLeaks-i.

Erakati u vetëdeklarua përgjegjës për “rrëmbimin e dukumenteve nga zyra e tij”.

Dokumentet, të cilat po ashtu janë bërë publike nga televizioni Al-Jazeera dhe e përditshmja britanike “Guardian”, paraqesin koncesione ndaj Izraelit gjatë bisedimeve sekrete, duke i vënë në pozitë të pakëndshme liderët palestinezë.
XS
SM
MD
LG