Ndërlidhjet

logo-print

Kantrimen ka takuar Albin Kurtin


Sipas një komunikate me shkrim nga Lëvizja Vetëvendosje, lideri i saj, Albin Kurti, dhe aktivisti Visar Ymeri kanë zhvilluar mbrëmë një takim me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Tomas Kantrimen, e ku ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell.

Në këtë takim, sipas komunikatës, është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për negociatat e reja që po përgatiten të ndodhin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në mes tjerash, thuhet se qëllimi i takimit ishte më shumë informues, ku secila palë i shfaqi pikëpamjet dhe bindjet e veta për problemet politike që i ka Kosova dhe zgjidhjet për to.

Gjatë kësaj vizite, Kantrimen ka zhvilluar një takim rreth tre orë edhe me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG