Ndërlidhjet

Protesta anti-qeveritare edhe në Jemen


Në kryeqytetin Sana të Jemenit janë mbledhur mijëra njerëz, duke i bërë thirrje presidentit Ali Abdullah Salehi të japë dorëheqjen.

Grupi marshoi drejt sheshit kryesor të qytetit përpara se të kthehej prapa nga një turmë më e madhe e mbështetësve të partisë në pushtet.

AP raportoi se dia protestues janë rrahur nga policia.

Protestat vijnë një ditë pas rrëzimit të presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, pas 18 ditësh protesta kundër sundimit të tij.
XS
SM
MD
LG