Ndërlidhjet

Shtyhen bisedimet mes SHBA-ve, Afganistanit e Pakistanit


Bisedimet e nivelit të lartë ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Afganistanit dhe Pakistanit janë shtyrë. Ato ishin planifikuar për 23 dhe 24 shkurt në Uashington.

Departamenti i Shtetit tha se “pas ndryshimeve politike në Pakistan dhe pas diskutimeve me zyrtarët afganë e pakisatnezë, është rënë dakord për të shtyrë takimin trepalësh”.

Kriza diplomatike në mes të Uashingtonit dhe Islamabadit është rritur në javët e fundit, për shkak të diplomatit amerikan, Rejmond Dejviz, të cilin Pakistani e akuzon për vrasje.
XS
SM
MD
LG