Ndërlidhjet

Shpërndahen protestuesit e fundit në Kajro


Ushtria e Egjiptit ka hapur për trafik rrugën në sheshin Tahrir të Kajros, duke shpërndarë protestuesit e mbetur, në përpjekje për të kthyer normalitetin pas 18 ditësh protesta.

Këto të fundit detyruan ish-presidentin Hosni Mubarak të largohet pas 30 vjetësh në pushtet.

Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura, i cili ka marrë drejtimin e vendit, do të takohet sot për të diskutuar situatën politike në vend.

Udhëheqësia ushtarake nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për tranzicionin, por ka thënë se do të angazhohet për sundimin civil dhe demokratik.
XS
SM
MD
LG