Ndërlidhjet

Gratë italiane protestojnë


Mijëra gra pritet të protestojnë në disa qytete të Italisë kundër “përbuzjes së dhunshme të femrave”.

Njëra nga organizatoret, aktorja Françeska Komençini, deklaroi para gazetarëve se protesta shënjestron dhe kryeministrin Silvio Berluskoni, duke thënë se ai dhe fjalët e tij kundër grave janë pjesë e problemit.

Aktivistet po ashtu kanë bërë një peticion me titullin “Nëse jo tani, kur?”, i cili sulmon mediat për paraqitjen e grave “si një objekt të zhveshur të shkëmbimit seksual”. Mbi 50 mijë gra e kanë nënshkruar atë brenda një jave.

Kryeministri italian aktualisht po përballet me pretendimet se ka pasur marrëdhënie intime me një prostitutë minorene.
XS
SM
MD
LG