Ndërlidhjet

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Jemen


Protestuesit në Jemen janë përleshur me forcat policore, të cilat kanë bërë përpjekje t'i ndalojnë ata nga marshimi drejt pallatit presidencial.

Së paku 1,000 demonstrues, shumica prej tyre studentë, janë tubuar për të kërkuar dorëheqen e presidentit Ali Abdullah Salehi, pas 30 vjetëve në pushtet.

Protestat pasojnë kryengritjet e ngjashme në Tunizi dhe Egjipt, të cilat çuan në largimin e liderëve të tyre.
XS
SM
MD
LG