Ndërlidhjet

Irani hap zyrë për ndjekjen penale të mediave


Qeveria e Iranit ka themeluar një zyrë të veçantë për ndjekjen penale të atyre që punojnë në media e që shkelin kodin islam të sjelljes.

Njoftimi vjen një ditë para protestës së parlajmëruar nga Lëvizja e Gjelbër opozitare, në shenjë solidarizimi me protestat në Egjipt dhe Tunizi.

Zyrtarët iranianë kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestuesit tunizianë dhe egjiptianë, por nuk kanë miratuar kërkesën e opozitës për të mbajtur tubimin.

Uebfaqet e opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë, ndonëse pa lejen e qeverisë.

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Teheranin, duke kërkuar nga ai të respektojë të drejtën e popullit “për t’u mbledhur në mënyrë paqësore”.
XS
SM
MD
LG