Ndërlidhjet

Kisha muze nxit përplasje ndëretnike


Përleshjet në Shkup, 13 shkurt 2011.
Përleshjet në Shkup, 13 shkurt 2011.
Forca policore të njësiteve speciale edhe më tej mbeten të stacionuara në rrethinën e Kalasë së Shkupit, pas incidentit të dhunshëm që ndodhi midis dy grupeve etnike - shqiptare dhe maqedonase - në këtë lokacion.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë incidentit në Kala, dy pjesëtarë të policisë dhe gjashtë protestues janë lënduar.

Rreth 200 protestues maqedonas, nga orët e para të paradites, ishin futur në brendinë e Kalasë, në afërsi të kishës që po ndërtohet, ndërsa protestuesit shqiptarë, të udhëhequr nga Lëvizja “ZGJOHU!”, nuk u lejuan nga forcat e shumta të policisë për të hyrë brenda, për të mbajtur protesën e paralajmëruar.

Në një situatë të tensionuar, aktivistët e Lëvizjes “ZGJOHU!”, të shoqëruar dhe nga zyrtarë të lartë të partisë në pushtet - Bashkimi Demokratik për Integrim - janë futur në brendi të Kalasë dhe kanë vendosur pankarta në mbrojtje të Kalasë.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Artan Grubi, i cili gjithashtu ka marrë lëndime nga përleshja, ka deklaruar:

"Po bëhen pesë vjet që po na provokojnë... Provuan në mënyrë tinzare, duke punuar natën, të na e vjedhin Kalanë tonë, por ne fituam dhe hymë këtu. Kjo është një betejë e fituar nga ne. Ata e treguan mënyrën e vet se si veprojnë, si vjedhin, si falsifikojnë historinë dhe vlerat tona”.

“Ne e dimë se kush jemi dhe s’kemi krizë identiteti. Gjithmonë do të jemi në mbrojtje të Shqiptarisë këtu",
është shprehur Grubi.

I pyetur se kush qëndron pas protestuesve maqedonas, Grubi ka thënë:

"Kam përshtypjen se ky është një skenar që e kemi parë edhe në të kaluarën - që protestat tona të shoqërohen me kundërprotesta. Ata, të cilët e kanë përkrahur edhe financiarisht këtë projekt, janë ata që kanë organizuar protestat e sotme, të cilat nuk ishin paralajmëruar, por kishin vetëm një qëllim - të përleshen dhe të shkaktojnë incidente".

Shkup
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:55 0:00


Menjëherë pas incidentit ka reaguar kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Ai ka apeluar që të ruhet gjakftohtësia dhe kjo situatë të mos shfrytëzohet për qëllime politike.

"Nuk do të lejojmë që dikush të laujë me ndjenjat e qytetarëve. Do të bëjmë ç’është e mundur që situata të vihet nën kontroll", ka theksuar Gruevski.

Por, partia maqedonase në opozitë, LSDM, ka kërkuar shkarkimin urgjent të krerëve të Ministrisë së Brendshme si dhe të Drejtorit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore për ngjarjet në Kalanë e Shkupit.

Së pari, kërkojmë të shkarkohet ministrja dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe Xhevat Buçi, sepse ministrja edhe një herë tregoi se nuk e kryen punën e saj dhe nuk ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për të ndaluar incidentin e sotëm”.

“Ndërsa, zëvendësministri Buçi ishte pjesëmarrës direkt në ngjarjet e rrënimit të kishës si dhe në incidentin e sotëm”,
ka thënë zëdhënësi i Lidhjes Social-Demokrate, Emilijan Stankoviq.

Partia shqipatre në pushtet, BDI-ja, zyratrët e së cilës ishin në mesin e protestuesve, ka reaguar përmes një deklarate me shkrim, ku theksohet se, “bashkë me partnerin e koalicionit qeverisës, VMRO DPMNE, dënon incidentin e sotëm në Kalanë e Shkupit dhe njëkohësisht bën thirrje për qetësim të situatës”.

“Çështjet e tilla të ndjeshme duhet dhe mund të zgjidhen vetëm me dialog të hapur politik, edhe atë në institucionet e sistemit. Askush nuk mund t’i shfrytëzojë çështjet e këtilla të ndjeshme për qëllime tjera”.

“Ju bindim se institucionet e vendit kanë kapacitet që ta zgjidhin këtë çështje të ndjeshme në të mirë të ardhmërisë demokratike të shtetit tonë të përbashkët”,
thuhet në komunikatën e lëshuar nga BDI.

Nga ana tjetër, partitë politike shqipatre në opozitë kanë fajësuar koalicionin qeverisës si shaktar për incidentin ndëretnik.

“Demokracia e Re” vlerëson se “kërcënimet e djeshme të kryeminstrit Greuvski ndaj të gjithë atyre që tentojnë të ruajnë stabilitetin dhe paqen në vend, ishin shtytje e drejtpërdrejtë për konfrontimin e sotëm".

Paraprakisht, Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit kishte deklaruar se fajin për incidentin në Kala e sheh te subjekti politik shqiptar, pjesëmarrës në qeveri.
XS
SM
MD
LG