Ndërlidhjet

Drezdeni shënon përvjetorin e bombardimeve gjatë LDB-së


Rreth 17 mijë njerëz bashkuan duart në Drezden të Gjermanisë, duke formuar një zinxhir njerëzish kundër neo-nacistëve, të cilët sot shënojnë përvjetorin e bombardimit të qytetit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Disa qindra të tjerë kanë vendosur kurora në varrezat ku janë varrosur shumica e viktimave.

Sulmet ajrore të 13 dhe 14 shkurtit, 1945, besohet të kenë vrarë mbi 25 mijë njerëz.

Aktivistët e ekstremit të djathtë kanë shfrytëzuar përvjetorin për të dënuar forcat aleate si kriminelë lufte, si dhe për të hedhur poshtë çdo faj të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG