Ndërlidhjet

BE do të ndihmojë Italinë për ekzodin 'tunizian'


Autoritetet evropiane thanë se do ta ndihmojnë Italinë që t'ia dalë mbanë me "trysninë e jashtëzakonshme" të ekzodit tunizian, pasi mijëra shtetas të këtij vendi gjatë fundjavës e kaluan Detin Mesdhe.

Ardhja masive nga Tunizia filloi pas përmnbysjes së presidentin Zine el-Abidine Ben Ali.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha se blloku 27-anëtarësh po synon t'i mobilizojë mjetet në dispozicion për t'i dalë në ndihmë Romës.

Komisionerja e BE-së për Politikë të Brendshme, Sesilia Malmstrom, tha se po bëhen përpjekje për të siguruar helikopterë dhe personel shtesë për t'i patrulluar kufijtë e BE-së.
XS
SM
MD
LG