Ndërlidhjet

Tunizi: Jep dorëheqje shefi i diplomacisë


Ministri i Jashtëm tunizian, Ahmed Abderauf Unais, ka dhënë dorëheqje pas vetëm dy javësh në detyrë.

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk ceken arsyet e largimit apo emri i ministrit të ri.

Ahmed Unais, i cili hyri në qeverinë e kryeministrit Muhamed Ganushi më 27 janar, u tërhoq nga posti një ditë para vizitës së shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe një muaj pas përmbysjes së presidentit Ben Ali.

Besohet se dorëheqja e tij do të jetë një goditje tjetër për qeverinë e përkohshme në Tunizi.
XS
SM
MD
LG