Ndërlidhjet

Thirrje për protesta të reja në Algjer



Organizatorët e protestës e cila të shtunën nxorri mijëra algjerianë në rrugët e kryeqytetit, kanë bërë thirrje për një tubim tjetër gjatë javës.

Qendra Bashkërenduese për Ndryshime Demokratike në Algjer, një grup i cili tubon aktivistë të të drejtave të njeriut, sindikalistë, avokatë dhe të tjerë, ka bërë thirrje që demonstratat në 19 shkurt të mbahen në gjithë vendin.

Organizatorët thanë se të shtunën në protestë morën pjesë rreth 10 mijë vetë, ndërsa zyrtarët vlerësuan se ishin 1.500.

Shumica e protestuesve mbanin parulla me mbishkrime për largimin e presidentit Abdelaziz Butefika.
XS
SM
MD
LG