Ndërlidhjet

Shën Valentini, diku festohet, diku përçmohet



Simfonia filharmonike do të luajë një vepër të muzikës klasike në Alta Krai, ndërsa do të shfaqet edhe Romeo dhe Xhulieta në rajonin rus të Siberisë për të shënuar ditën e Shën Valentinit.

Në pushimoren Pataja të Tajlandës, 14 çifte nga mbarë bota do të konkurojnë për puthjen më të gjatë.

Në Japoni, gratë do të blejnë çokollata për bashkëshortët, të cilët bashkëshorteve u blejnë lule në këtë ditë.

Por jo të gjithë do ta shënojnë Shën Valentinin.

Disa vende myslimane e kanë ndaluar festën dhe e kanë cilësuar si shpikje e Perëndimit.

Një gazetë në Uzbekistan shkroi në 12 shkurt se "forcat me synime të errëta" qëndrojnë prapa popullarizimit të kësaj dite.
XS
SM
MD
LG