Ndërlidhjet

Sergei Lavrov viziton Britaninë



Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e fillon sot vizitën dy ditore në Britani, ku do të takohet me kryeministrin Dejvid Kamerun dhe homologun Uilliam Hejg.

Ministria e Jashtme në Moskë tha se udhëtimi i Lavrovit pritet t'i shtrojë rrugën vizitës së Kamerunit në Rusi.

Lidhjet tregtare mes dy vendeve janë të fuqishme,. por marrëdhëniet janë acaruar nga një varg mosmarrëveshjesh diplomatike, përfshirë refuzimin e Moskës për ta ekstraduar të dyshuarin kryesor për helmimin radioaktiv të Aleksandr Litvinenkos në Londër në vitin 2006.

Litvinenko ishte kritik i Kremlinit dhe ish oficer i sigurisë.
XS
SM
MD
LG