Ndërlidhjet

Kairo: Protestuesit largohen nga sheshi Tahrir



Mijëra protestues e kanë lëshuar sheshin Tahrir në Kairo pasi ushtarakët thanë se e kanë abroguar kushtetutën dhe e kanë shpërndarë parlamentin.

Këshilli i Lartë i Ushtrisë tha se ai do ta sundojë vendin për gjashtë muaj apo deri në fund të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Armata e mori pushtetin pasi presidenti Hosni Mubarak dha dorëheqje pas 18 ditë të protestave masive.

Këshili i Lartë i Ushtrisë tha se do të formojë një komision për ta ndryshuar kushtetutën, dhe premtoi se do ta nxjerrë në referendum.

Kushtetuta e Egjiptit e garantonte pushtetin absolut të Mubarakut, ndërsa parlamenti ishte i mbushur me ithtarët e tij.

Reagimet e para nga figurat opozitare dhe organizatorët e protestave për hapat e ushtarakëve ishin pozitive.
XS
SM
MD
LG