Ndërlidhjet

logo-print

Dorëhiqet qeveria palestineze


Kryeministri palestinez Salam Fajad e ka paraqitur sot dorëheqjen e qeverisë, disa muaj përpara se palestinezët t'i mbajnë zgjedhjet e përgjithshme.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, pritet të kërkojë nga Fajad që të mbetet në postin e kryeministrit, të cilin e mban nga viti 2007.

Javën e kaluar, Autoriteti Palestinez tha se do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare deri në shtator, por grupi militant Hamas, i cili e ka pushtetin në Rripin e Gazës , i hodhi poshtë të gjitha format e votimit që do të thirren nga Ramallahu.
XS
SM
MD
LG