Ndërlidhjet

logo-print

Vullnetarët eksperimentojnë 'ecjen në Mars'



Pas tetë muaj qëndrimi në izolim, një grup i gjashtë kërkuesve ndërkombëtarë, në kuadër të një misioni të simuluar, po përgatiten të ecin në sipërfaqen e imituar të Planetit të Kuq.

Qëllimi i misionit që do të zgjatë 520 ditë, është që të testohet reagimi i njeriut ndaj udhëtimit të gjatë në Mars.

Vullnetarët, tre rusë, një francez, një italian dhe një kinez, prej qershorit qëndruan të mbyllur në një anije kozmike të simuluar në qendrën kërkimore në Moskë.

Sot, tre prej tyre do t'i ngulitin flamujt kombëtarë të Rusisë, Kinës dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës në sipërfaqen e simuluar të Marsit.
XS
SM
MD
LG