Ndërlidhjet

Jemen: Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit



Raportet nga kryeqyteti i Jemenit thonë se mijëra studentë dhe avokatë kanë dalur në rrugë në të dytën ditë me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh.

Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë e kanë penguar turrmën që të tubohet në sheshin Al-Tahrir.

Dje policia i shpërndau mijëra protestuesit që marshuan në kryeqytetin Sana.

Ndërkohë, presidenti Saleh e ka shtyrë vizitën e planifikuar në Shtetet e Bashkuara, për t'u përballur me sfidat që i kanosen nga protestuesit në vendin e tij.
XS
SM
MD
LG