Ndërlidhjet

logo-print

Irani dhe Turqia forcojnë lidhjet tregtare


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, tha se vendi i tij dëshiron të trefishojë tregtinë me Turqinë dhe t’i heqë të gjitha barrierat tregtare mes dy vendeve.

Ahmadinexhad i bëri këto komente pas takimit me homologun turk, Abdullah Gyl, në Teheran.

Ai po ashtu tha se “Irani i është mirënjohës Turqisë për qëndrimin e saj të favorshëm sa i përket programit bërthamor të Teheranit”.

Gyl, gjatë vizitës treditore në Republikën Islamike, pritet të takojë edhe liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
XS
SM
MD
LG