Ndërlidhjet

Ronaldo tërhiqet nga futbolli


Futbollisti brazilian, Ronaldo, do të mbajë një konferencë për media ku do të njoftojë tërheqjen e tij nga futbolli.

Ronaldo ishte pjesë e kombëtares braziliane, e cila në vitin 1994 dhe 2002 fitoi Kampionatin Botëror.

Ai ka fituar tri herë çmimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë të botës.

Gjatë karrierës së tij ka shënuar mbi 350 gola, ndërsa për Brazilin ka luajtur 97 ndeshje.
XS
SM
MD
LG