Ndërlidhjet

Rikthehen protestuesit në sheshin Tahrir


Egjiptianët janë kthyer në sheshin Tahrir të Kajros, vetëm disa orë pasi policia ushtarake ka larguar protestuesit e mbetur nga zona.

Qindra policë, të cilët kanë thënë se duan të shprehin mbështetjen e tyre për revolucionin, u mblodhën në shesh – në epiqendrën e protestave 18-ditëshe, që çuan në largimin e presidentit Hosni Mubarak.

Qindra punëtorë kanë protestuar para Bankës së Aleksandrisë në Kajro, ndërsa të paktën 500 veta u mblodhën jashtë televizionit shtetëror, duke bërë thirrje për paga më të larta.

Më herët, Këshilli i Lartë i Ushtrisë tha se ai do ta sundojë vendin për gjashtë muaj apo deri në fund të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Armata e mori pushtetin pasi presidenti Hosni Mubarak dha dorëheqje.

Këshili i Lartë i Ushtrisë tha se do të formojë një komision për ta ndryshuar kushtetutën dhe premtoi se do ta nxjerrë në referendum.
XS
SM
MD
LG