Ndërlidhjet

Hetime për incidentin në Kalanë e Shkupit


Incidenti i 13 shkurtit në Kalanë e Shkupit
Incidenti i 13 shkurtit në Kalanë e Shkupit

Numri një i dikasterit të Policisë, Gordana Jankullovska, në një konferencë për shtyp bëri të ditur se policia është duke zhvilluar hetimet e nevojshme për incidentin në Kalanë e Shkupit dhe pastaj do të ndërmarrë masa.
Pasi të kemi të dhëna të mjaftueshme, do të ngremë padi kundër personave që janë përgjegjës për
incidentin.

“Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar. Pasi të kemi të dhëna të mjaftueshme, do të ngremë padi kundër personave që janë përgjegjës për incidentin”
, deklaroi Jankullovska duke komentuar incidentin në Kala.

VMRO-DPMNE dhe BDI-ja, pjesë e koalicionit qeveritar, të hënën nuk parapëlqyen të komentojnë incidentin e së dielës që rezultoi me dhunë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve në Kalanë e Shkupit.

Qeveria e Maqedonisë, përmes një komunikate, të hënën bëri të ditur se edhe pas ngjarjeve të dhunshme në Kalanë e Shkupit, prioritet i saj do të mbetet trashëgimia kulturore në këtë lokalitet.

“Trashëgimia kulturore në Kala është e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe vendit tonë të përbashkët, dhe ajo duhet të jetë simbol i bashkimit dhe jo ndarjeve”
, thuhet në komunikatë, duke shtuar se aktivitetet e mëtejme do të bashkërendohen nëpërmjet një dialogu të hapur, debateve publike dhe dialogut midis partnerëve të koalicionit.

Por, opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, e cila tashmë një muaj bojkoton punën e Parlamentit, edhe të hënën nuk i është përgjigjur ftesës së kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, për të zhbllokuar dialogun politik.

Vllado Buçkovski, zyrtar i lartë i LSDM-së, theksoi se kjo përbërje qeveritare në krye me kryeministrin Gruevski arrin të mbajë lart rejtingun e saj duke prodhuar vetëm krizë, ngase realisht nuk disponon me kapacitet problemet reale, me të cilat përballet vendi.
Kjo situatë e krijuar paraqet rrezik të theksuar për stabilitetin
e vendit.

”Jam i shqetësuar, sepse dyshoj thellë në kapacitetin politik të kësaj përbërjeje qeveritare për të shtensionuar raportet ndëretnike - së fundmi dhe raportet ndërfetare. Kjo situatë e krijuar paraqet rrezik të theksuar për stabilitetin e vendit”
, theksoi Buçkovski.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit, drejtoi akuza të ashpra ndaj BDI-së, ngase siç u shpreh zëdhënësi i kësaj partie, BDI nuk vepron aty ku duhet për t’i ndalur projektet anti-shqiptare, por i keqpërdor shqiptarët kinse për t’i parandaluar në terren po këto projekte.

“Ia bëjmë me dije opinionit se i ashtuquajturi udhëheqës i protestave, Artan Grubi, është satelit i Ali Ahmetit, BDI-së dhe i pushtetit. Ai bashkë me BDI-në e jetëson strategjinë e VMRO-së dhe sllavëve, se shqiptarët nuk kanë probleme me çështjet kombëtare, por me çështjet fetare. Kjo është dhe mund të jetë shumë fatale për ardhmërinë e shqiptarëve”
, tha Luan Tresi.

Ndërkaq, Partia për Prosperitet Demokratik, të hënën njoftoi se do të ngrejë padi penale në Gjykatën e Hagës për gjenocid kulturor dhe zhdukje të trashëgimisë kulturore nga institucionet e Maqedonisë.

Kryetari kësaj partie, Sefedin Haruni, tha se aktakuza është ngritur kundër ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska, dhe drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore dhe Historike, Pasko Kuzman.

Shkup
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:55 0:00
XS
SM
MD
LG