Ndërlidhjet

logo-print

Gyl: Lindja e Mesme të dëgjojë kërkesat e popullit


Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, u ka bërë thirrje vendeve të Lindjes së Mesme të dëgjojnë kërkesat e popullit të tyre.

“Ne e shohim nganjëherë se, kur udhëheqësit e vendeve nuk u kushtojnë vëmendje kërkesave të popullit, populli vetë ndërmerr masa”, ka thënë Gyl.

Presidenti turk i bëri këto komente në Teheran, pas takimit me homologun iranian, Mahmud Ahmadinexhad.

Ky i fundit tha se “Irani i është mirënjohës Turqisë për qëndrimin e saj të favorshëm sa i përket programit bërthamor të Teheranit”.

Gyl, gjatë vizitës treditore në Republikën Islamike, pritet të takojë edhe liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
XS
SM
MD
LG