Ndërlidhjet

Obama shpall buxhetin, republikanët duan më shumë shkurtime


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, shpalli buxhetin prej 3.73 trilionë dollarësh për vitin 2012. Një gjë e tillë pritet të hapë një betejë politike me republikanët, të cilët e shohin me dyshime buxhetin sa i përket reduktimit të borxhit të SHBA-ve.

Duke folur në një shkollë të Merilandit, Obama tha se buxheti i propozuar do t’i lejojë atij të mbajë premtimin për zvogëlimin e deficitit buxhetor deri në fund të mandatit të parë presidencial.

Republikanët, të cilët kanë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, kanë kritikuar presidentin Obama për buxhetin fiskal, duke thënë se ai shkurton shpenzimet në nivel “krejtësisht të paqëndrueshëm”.
XS
SM
MD
LG