Ndërlidhjet

BE diskuton ngrirjen e pasurisë së ish-zyrtarëve të Egjiptit


Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, tha se ministrat e financave të BE-së do të diskutojnë ngrirjen e pasurisë së ish-zyrtarëve të Egjiptit.

Hejg tha se udhëheqësia ushtarake në Kajro kishte kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët të ndërmarrin masa ndaj gjashtë ish-zyrtarëve. Por, ai nuk specifikoi nëse aty përfshihet dhe presidenti i përmbysur, Mubarak.

Në anën tjetër, Sindikata e Avokatëve të Egjiptit u ka kërkuar prokurorëve të hetojnë origjinën e pasurisë së Mubarakut, e cila vlerësohet në dhjetëra miliardë dollarë.

Protestat popullore në Egjipt çuan në largimin e presidentit pas 30 vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG