Ndërlidhjet

logo-print

Fol: Kriza institucionale dëmton interesin e qytetarëve


Lëvizja Fol ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me krizën institucionale dhe politike në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, ajo thekson se "paaftësia e klasës politike dhe institucionale që të gjejë zgjidhje për krizën e krijuar, e cila vazhdon nga shtatori i vitit 2010, po i dëmton seriozisht proceset e shtet-ndërtimit në Kosovë dhe perspektivën evropiane të saj, mirëpo më së shumti po i dëmton qytetarët e vendit".

"Mungesa e institucioneve do të reflektojë veçmas në prag të përvjetorit të tretë të shpalljes së pavarësisë së vendit, duke përçuar mesazhe jo të mira për ndërtimin e demokracisë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në Kosovë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Lëvizjes Fol.
XS
SM
MD
LG