Ndërlidhjet

Dhunë në Dagestan, vritet polici


Së paku një polic ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës në rajonin e Dagestanit në Kaukaz.

Bëhet e ditur se sulmuesja hodhi veten në erë derisa përpiqej të hynte në një stacion të policisë, por që u ndalua nga patrulla policore.

Po sot, një militant i dyshuar islamik u vra në një shkëmbim zjarri me forcat e policisë jashtë kryeqytetit Makaçkala.

Republikat e rajonit të Kaukazit, që janë pjesë e Federatës Ruse, janë zonë e përleshjeve të armatosura mes forcave qeveritare dhe kryengritësve.
XS
SM
MD
LG