Ndërlidhjet

117 milardë dollarë për Afganistanin e Irakun



Pentagoni ka kërkuar 117.8 miliardë dollarë për financimin e operacioneve në Afganistan e Irak për vitin 2012.

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts tha se përmirësimi i situatës së sigurisë në Afganistan do të mund të përshpejtojë tërheqjen e trupave, çfarë mund të shoqërohet dhe me kursim fondesh.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate planifikojnë t'ia dorëzojnë përgjegjësitë e sigurisë forcave afgane deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG