Ndërlidhjet

Operacione të EULEX-it në Zubin Potok



Mëngjesin e së martës polica e EULEX-it e mbështetur nga trupat e KFOR-it kanë zhvilluar disa aksione kundër krimit të organizuar në Zubin Potok. Më këtë rast janë bastisur katër vendbanime dhe një biznes.

Operacionet kishin si cak persona që kanë kryer evazion fiskal, trafikim mallrash dhe shmangje të pagesave doganore.

Tre persona u arrestuan gjatë operacioneve të sotme për vepra penale të ndryshme nga ato për të cilat po kryheshin bastisjet.
XS
SM
MD
LG