Ndërlidhjet

Klinton mbështet protestuesit iranianë



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka shprehur mbështetje për aspiratat e atyre që dolën në rrugët e Iranit të hënën.

"Ne mbështesim të drejtat universale të njeriut edhe për popullin iranian. Ata meritojnë të njëjtat të drejta që i pamë të kërkohen në Egjipt dhe ato janë pjesë të të drejtave legjitime", tha Klinton.

Mijëra vetë dolën në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera iraniane në shenjë solidarizimi me protestat në Egjipt dhe në Tunizi.

Është raportuar për një të vrarë dhe disa të palgosur gjatë protestave të së hënës.
XS
SM
MD
LG